​Vjena përgatitet për refugjatët: Nuk do t'i lëmë jashtë

Bota

​Vjena përgatitet për refugjatët: Nuk do t'i lëmë jashtë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:29

Vjena zyrtare ka filluiar përgatitje për arritjen e refugjatëve pas lajmit se autoritetet hungareze me autobusë do t’i bartin refugjatët deri te kufiri me Austrinë.

Nga kabineti i kancelarit austriak është bërë e ditur se po bëhet koordinimi punëve

“Ne ata njerëz sigurisht nuk do t’i lëmë jashtë”, është thënë nga zyra e shefit të qeverisë austriake Verner Fejman.

Ministria e Punëve të Brendshme është përgatitur së bashku me organizatat humanitare për ardhjen e një numri të madh të refugjatëve.

Të njëjtën e kanë bërë edhe policia dhe Kryqi I Kuq.

Të gjithë refugjatët mund të bëjnë kërkesë për azil në Austri thuhet nga Ministria.

Në rast se refugjatët në Austri nuk dëshirojnë mbrojtje do të merren masat tjera por autoritetet austriake për momentin prioritet e kanë ndalimin e tragjedisë njerëzore.

Kryesore do të jetë sigurimi I tyre që është ndihma humanitare dhe mjekësore.

Përveç kësaj autoritetet do të mundohen që refugjatët të mos bëhen viktima të kontrabandistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat