​Marshi i refugjatëve ka shtyrë Hungarinë që t’i bartë me autobusë

Bota

​Marshi i refugjatëve ka shtyrë Hungarinë që t’i bartë me autobusë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 22:19

Qeveria e Hungarisë ka bërë të ditur se do të sigurojë autobusë me të cilët qindra refugjatë do t’i dërgojë deri te kufiri me Austrinë.

Sipas Agjencisë AP, ky vendim është marrë pasi që gjatë ditës një grup prej 1200 refugjatëve nga stacioni hekurudhor Keleti në Budapest janë nisur këmbë në rrugë për Austri.

Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, Janosh Llazar ka thënë në Parlament se autobusët do të dërgohen sepse “nuk duhet që të rrezikojnë sigurinë e komunikacionit hungarez duke shtuar se kjo do të ndodhë gjatë orëve në vazhdim.

Llazar ka thënë se Hungaria ka kërkuar nga Austria qëndrim të qartë ndaj refugjatëve por që nuk kanë marrë ende përgjigje.

Autoritetet hungareze me ditë të tëra po pengojnë refugjatët nga Siria dhe vendet tjera që të udhëtojnë drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat