Me postë dërguan pasaporta siriane fals në Gjermani

Bota

Me postë dërguan pasaporta siriane fals në Gjermani

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 22:04

Autoritetet doganore të Gjermanisë kanë deklaruar se kanë zbuluar pako të dërguara me postë në Gjermani në të cilat gjendeshin pasaporta të rrejshme të Sirisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë Friderike Tisenhauzen tha se policia federale ka gjetur pasaportat që janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë, raporton AP.

Shefi i Agjencisë së Bashkimit Evropian për kontrollin e kufirit " Frontex ", ka thënë më herët për rritje të konsideruar të pasaportave false siriane veçanërisht në Turqi.

Refugjatët sirianë të cilët po ikin nga lufta qytetare në Siri kanë shanse të mira të marrin azil në vendet e BE-së dhe për ata pasaportat siriane tash janë shumë të dëshiruar.

Gjermania është destinacioni kryesor për refugjatët nga Siria dhe nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat