​Të vdekurit në kamionin frigorifer, kanë vdekur në Hungari

Bota

​Të vdekurit në kamionin frigorifer, kanë vdekur në Hungari

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:05

Policia e Austrisë ka deklaruar se ventilatori në kamionin frigorifer në të cilën janë gjetur trupat e 71 refugjatëve në autostradën në Austri nuk ka punuar.

Siç thuhet në deklaratë refugjatët shpejt janë ngulfatur derisa kamioni ka qenë ende në territorin e Hungarisë.

"Duke pasur parasysh numrin e njerëzve dhe sasinë e ajrit , vdekja ka ndodhur shumë shpejt pasi ata hipën në kufirin serbo – hungarez”, ka thënë shefi i policisë Hans Peter Doskocil, transmeton agjencia kroate HINA .

Ai shtoi se refugjatët kishin oksigjen për një orë deri në një orë e gjysmë me makinë . Frigoriferi ka qenë i mbyllur hermetikisht dhe nuk ka asnjë shenjë se refugjatët u përpoqën të lirohen nga makina.

Policia ka thënë se asnjë nga 71 personat që janë gjetur të vdekur nuk janë identifikuar.

Në frigorifer kanë qenë 59 meshkuj, tetë gra dhe katër fëmijë.

“Kemi gjetur gjithsej 17 dokumente udhëtimi. Mund të themi se bëhet fjalë për një grup të përzier njerëzish, Sirianë, irakianë dhe afganë sigurisht kanë qenë në frigorifer”, ka thënë Doskocil.

Ai ka shtuar se janë gjetur edhe 40 telefona dhe se policia është në kontakt me njerëzit të cilët kanë thënë se janë të afërm të viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat