Putin: Kriza e refugjatëve është diçka që pritej

Bota

Putin: Kriza e refugjatëve është diçka që pritej

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:15

Rusia shpesh ka paralajmëruar vendet e perëndimore për politikat e tyre të gabuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore duke mbështetur pa vetëdije disa grupe terroriste. Andaj ky problem nuk vjen si suprizë për ta.

“Unë mendoj se kriza është diçka që pritej prej kohësh,” u tha presidenti rus gazetarëve në Vladivostok.

“Ne në Rusi dhe unë personalisht, disa vjet më parë i lajmërova drejt e qartë të ashtuquajturve partnerë perëndimorë, se politika e tyre e jashtme në Botën Islame, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore është e gabuar. Europa nuk duhet ta ndjekë verbërisht SHBA-në,” tha Putin.

Ai shtoi se lufta kundrejt ISIS duhet të bëhet bashkaisht dhe në rast se në luftojmë të ndarë, atëherë problemi do jetë edhe më i madh.

“Nëse ne punojmë unilaterisht dhe argumentojmë për principe kvazi-demokratike në rajonet e lartëpërmendura, do na çonte në një rrugë qorre,” tha Putini.

Ai në fund potencoi se përkundër krizës në Ukrainë, Rusia çdoherë i ka mirëpritur refugjatët. Shembullin rus duhet ta ndjekë edhe BE-ja./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat