ISIS nxjerr fetva: Erdogani duhet të vritet

Bota

ISIS nxjerr fetva: Erdogani duhet të vritet

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:37

Lista e gjatë e armiqve të Islamit sipas ISIS, tani ka edhe një emër prominet, Erdogan. Sipas një fetvaje (dëshmi fetare), ai duhet të vritet pasi nuk zbaton rregullat e vërteta të Islamit, i lufton muslimanët dhe se është bërë “jobesimtar”. Lajmet vijnë nga faqet zyrtare të ISIS në internet, njofton Die Welt, transmeton Bota Sot.

Vetëm ISIS mund ta kthejë mbrapsht fetvanë

“Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbështet hebrenjtë dhe jobesimtarët tjerë. Ai harroi gjakun e muslimanëve në vendet Islame, andaj duhet ta dënojmë me vdekje”, shkruan mes tjerash në letrën e ISIS. Fetvaja është e vlefshme deri në ndonjë prononcim tjetër nga zyrtarët e ISIS. Pavlefshmëria e dëshmisë mund të ndodhë nëse Erdogani kërkon falje dhe largohet nga aleanca perëndimore që lufton Shtetin Islamik. /Bota Sot


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat