Kriza e emigrantëve, Hungaria shpall gjendjen e emergjencës

Bota

Kriza e emigrantëve, Hungaria shpall gjendjen e emergjencës

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:29

Hungaria ka shpallur gjendjen e emergjencës, për shkak të emigracionit masiv. Kjo do të thotë që, policia dhe ushtria do të përfshihen në procesin e regjistrimit të aplikimeve për azil dhe do të drejtojnë vendet ku mbahen emigrantët në kampet e regjistrimit.

“Nëse nuk mbrojmë kufijtë tanë, dhjetëra miliona emigrant do të vazhdojnë të vijnë në Europë”, tha Kryeministri i krahut të djathtë, Viktor Orban, në një deklaratë. “Nëse do të lejojmë këdo të hyjë, ky do të jetë fundi i Europës. Ne mund të zgjohemi një mëngjes dhe të kuptojmë se jemi në minorancë në kontinentin tonë”, vijoi ai.

Ditën e sotme, Parlamenti hungarez ka miratuar disa masa të reja antiemigracion, në përgjigje të numrit rekord të refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë kufirin e vendit anëtar në Bashkimin Europian, në përpjekje për të arritur në vendet e Europës Perëndimore, raporton "AFP".

Masat e reja përfshijë tre vjet burg për njerëzit që kalojnë telin me gjemba, të ndërtuar së fundmi në kufi me Serbinë, por edhe "zonat tranzit", ku mbahen azilkërkuesit që presin përpunimin e aplikimeve të tyre. Ndryshimet legjislative bëhen në një kohë kur 1000 emigrantë kanë qëndruar për ditë të tëra në një stacion hekurudhor në Budapest, në pritje për t’u nisur drejt Austrisë, rreth 175 km larg kryeqytetit hungarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat