Austri: Sirianë, irakianë dhe afganë në mesin e 71 të vdekurve në kamion

Bota

Austri: Sirianë, irakianë dhe afganë në mesin e 71 të vdekurve në kamion

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:18

Policia e Austrisë thotë se 71 migrantët e që u gjetën të vdekur javën e kaluar në një kamion të braktisur, ishin sirianë, irakianë dhe afganë.

Hans Peter Doskozil, shef i policisë për provincën Burgenland, tha sot se viktimat me siguri janë asfiksuar në territorin hungarez menjëherë pas hyrjes në kamion, sistemi i ajrosjes i të cilit nuk ishte duke punuar.

Doskozil tha se ende nuk dihet identiteti i atyre personave, por mjekësia ligjore do t'i zbulojë definitivisht dhe do të gjejë shkaktarin e vdekjes në javët e ardhshme.

Kamioni u gjet më 27 gusht në një pushimore në autostradën kryesore që lidhet me Hungarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat