Hungaria nuk do refugjatë, por kërkon ndihma

Bota

Hungaria nuk do refugjatë, por kërkon ndihma

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:51

Me fytyrë të ngrysur e shikonte Martin Schlutz, kryetar i Parlamentit të BE, kryeministrin hungarez Viktor Orban teksa ky i fundit tregonte me gisht drejt Gjermanisë. Orban tha se kriza e refugjatëve "është një problem i Gjermanisë dhe jo i Hungarisë. Refugjatët nuk duan të mbeten në vendet si Hungaria, Polonia apo Estonia." Njëkohësisht ai u bëri thirrje refugjatëve: "Ju lutem mos ejani, është tepër rrezik. Ne nuk mund të garantojmë se do të pranoheni." Sipas tij, njejrëzit duhet të mbeten në Turqi apo në Serbi, sepse "atje janë të sigurt". Orban mendon se më së miri do të ishte të sigurohen kufijtë. Secili vend anëtar e ka për detyrë të sigurojë kuftijtë e jashtëm të BE-së, që të mos futen këto masa të njerëzve.


Viktor Orban dhe Martin Schulz, Bruksel 03.09.2015

Hungaria përhap frikë nga të huajt
Në një intervistë për gazeta, Orban tha se "një valë e tillë e refugjatëve nuk mund të përballohet. Kjo do ta vërshojë Hungarinë, në Evropë do të shkaktojë një shpërthim të migrantëve dhe do të cënohen rrënjët e krishtera në Evropë, nëse vijnë shumë myslimanë." Në Bruksel Orban foli edhe për frikën në vendin e tij nga valët e refugjatëve. Organ megjithatë kërkon ndihmë nga Brukseli. Ai kërkon tetë milionë Euro për sistemimin e refugjatëve, regjistrimin dhe përkujdesjen e tyre. Detyra këto të cilat Budapesti i ka refuzuar deri tani. Ndërkohë që Orban është bërë pjesë e refuzimeve së bashku me disa vende të tjera, si Sllovakia dhe dy shtete baltike, të cilat thonë se nuk duan të pranojnë refugjatë. Me deklaratat e tij polarizuese, Orban do të thellojë edhe më shumë humnerën me vendet e tjera.

Apelet e pasuksesshme për solidaritet
Kryetari i Parlamentit të BE Martin Schulz gjeti fjalë shumë të qarta për pozicionin e Orbanit: "Unë nuk mendoj si Viktor Orban." Përzemërsia dhe gatishmëria për ndihmë e Gjermanisë ndaj refugjatëve sirianë nuk janë shkaktarë të krizës, tha Schulz, i cili apeloi për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e mbrojti politikën e Gjermanisë ndaj refugjatëve: "Gjermania po bën ate që është morale dhe juridike. As më shumë dhe as më pak." Ajo njëkohësisht paralajmëroi Orbanin se edhe Hungaria, si të gjitha vendet e tjera, duhet të respektojë Konventën e Gjenevës për mbrojtjen e refugjatëve të luftës.

Pavarësisht dëshirës së shumë refugjatëve që të mbeten në Gjermani, Schulz tha se në BE duhet të ketë një shpërndarje të drejtë të refugjatëve. "Duhet të jetë e mundur që rreth 500 milionë banorë të pranojë 500.000 refugjatë". Por Orban menjëherë bëri të qartë: Kuotat do të tërhiqnin edhe më shumë nejrëz që të vijnë në Evropë.
Viktor Organ u përball edhe me kundërshtime të tjera. Ish-kryeministri i Polonisë tha se "si të krishterë e kemi për detyrim të ndihmojmë vëllezërit në gjendje të rëndë". Donald Tusk propozoi që rreth 100.000 refugjatë të shpërndahen në vendet anëtare të BE. Komisioni Evropian ka propozuar edhe më shumë: 120.000 njerëz.


Treni me refugjatë i ndaluar në Bicske pranë Budapestit

"Shoqatat e refugjatëve kritikojnë Orbanin
Interesante është që Hungaria flet këtu për mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Por ky nuk është detyrimi i vetëm i vendeve anëtare, sepse ato duhet të pranojnë edhe refugjatët dhe të kujdesen si duhet për ta, që në Budapest nuk është bërë deri tani", tha Mimos Mouzourakis, nga Shoqata Evropiane e Refugjatëve. Hungaria nuk ka ndërmarrë asgjë deri tani, për të krijuar një sistem funksional të azilimit. Ndaj nuk befason fakti që refugjatët duan të shkojnë në vendet e tjera. Deri tani refugjatët janë duke pranuar vetëm 4-5 vende nga 28 shtetet anëtare në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat