IS-i shkatërron dy kulla të lashta në Palmyra

Bota

IS-i shkatërron dy kulla të lashta në Palmyra

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:51

Shefi i antikiteteve të Serisë thotë se militantët e Shteti Islamik kanë hedhur në ajër tri kulla të lashtë në qytetin qendror të Palmyra.

Maamoun Abdelkarim tha sot se kullat, të ndërtuara midis viteve 44 dhe 103, janë shkatërruar 10 ditë më parë.

Ai tha se ato ishin kullat e varrezave "të mbrojtura më së miri dhe më të bukurat".

Në mesin e tyre ishte Kulla e Elahbel, për të cilën Abdelkarim tha se ishte katër kate e lartë dhe kishte një kat nën tokë.

Militantët e Shtetit Islamik, të cilët pushtuan Palmyran në muajin maj, kanë shkatërruar dy tempuj antikë të mbrojtur nga UNESCO -- Baal Shamin dhe Tempullin Bel -- në javët e fundit.

Grupi ekstremist më parë ka shkatërruar monumente të lashta si dhe vende të shenjta të krishtera dhe myslimane në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat