Fjalët e fundit të nënës së Ajlanit: Kam shumë frikë nga uji, nëse ndodh diçka

Bota

Fjalët e fundit të nënës së Ajlanit: Kam shumë frikë nga uji, nëse ndodh diçka

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:45

Pas gjetjes së trupit të 3-vjeçarit sirian në brigjet turke, mediat ndërkombëtare zbulojnë çdo ditë detaje të reja nga familja e tij dhe jeta e tij e mëparshme.

Fjalët e fundit të nënës që u mbyt së bashku me dy djemtë e saj, kur varka me të cilën tentuan t’i afroheshin brigjeve greke, u përmbys, të bëjnë të mendohesh. “Unë nuk di të notoj, në qoftë se ndodh diçka … Unë nuk dua të shkoj”. Këto janë fjalët e thëna nga Rehan Kurd, nena e Galipit 5-vjeçar dhe Aylanit, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës dhe shkaktoi zemërim global.

Rrëfimin e ka bërë halla e djemve sirian. Ajo gjatë një konference për mediat në Ottawa ka zbuluar se nëna e fëmijëve nuk ka dashur të kalonte nëpër det për në ishullin Kos pasi ajo nuk ka qenë në gjendje të notonte.

Teema Kurdi, motra e Abdullah Kurdit, në një konferencë për shtyp nga Cancouver, ku ajo punon parukiere shpresonte të bashkohej me familjen, pasi e kishte sponsorizuar qëndrimin e tyre. Ajo tha se vëllai i saj Abdullah, gruaja e tij Rehan dhe dy djemtë e saj, filluan një udhëtim të rrezikshëm me barkë gome vetëm pasi kërkesa e tyre për të shkuar në Kanada ishte refuzuar. Ajo tha se fillimisht qëllimi ishte që vëllai i saj të shkonte vetëm në Kanada e më pas të merrte edhe familje. Por ai nuk kishte pranuar ta linte gruan vetëm, pasi ajo i kishte thënë që nuk mund ta përballonte e vetme.

Duke folur në konferencë ajo tha: “Gruaja e tij më tha në telefon një javë më parë, unë jam shumë e frikësuar nga uji. “Unë nuk di të notojë, në qoftë se ndodh diçka … Unë nuk dua të shkoj”. “Unë i thashë se nuk mund të të shtyj ta bësh diçka të tillë, nëse nuk do mos e bëj. Por unë mendoj se ata vendosën te iknin se bashku”¬, tha ajo.

“Autoritetet kanadeze të emigracionit kishin refuzuar kërkesën, pjesërisht për shkak të mungesës së vizave familjare dalëse për largimin e tyre nga Turqia dhe mungesës së statusit të njohur ndërkombëtarisht të refugjatit”, u tha halla qytetarëve tw Ottawas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat