Donald Trump u shpreh lojalitet republikanëve

Bota

Donald Trump u shpreh lojalitet republikanëve

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:32

Gara presidenciale në SHBA, sivjet ka nxjerrë shumë kandidatë të ndryshëm, ku më i njohuri është Donald Trump. Kjo për arsye se ky i fundit shpesh ka dalë jashtë vijës së republikanëve me deklaratat kundër emigrantëve ose edhe kundër grave. Kjo i shtyu të dyshojnë, disa nga anëtarët republikanë se ai do duhet të kandidojë i pavarur pasi dëmton reputacionin e partisë.
E gjithë kjo ka marrë fund, pasi Trump dhe Co. tani kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës, në rast se humbet zgjedhjet në kampin republikan, votat e tij do i shkojnë republikanit fitues.
“Unë, Donald Trump (Jeb Bush etc) betohem, se në rast të humbjes së zgjedhjeve për kandidat të republikanëve për President të SHBA-ve në 2016, unë do mbështetes kandidatin fitues të republikanëve, kush do qoftë ai. Gjithashtu premtoj, se nuk do kandidoj si kandidat i pavarur ose me një parti tjetër.” – Shkruhet në dokumentin republikan, të botuar nga RNC.

Kush është Donald Trump?

Kandidati republikan, Trump, disponon mbi 100 firma të ndryshme në Amerikë, 90 ndërtesa mes tyre edhe banesa më e gjatë e banimit, Trump Tower. Disponon 18 fusha golfi dhe 9 hotele luksoze. Sipas anketave të fundit, ai del para shumë kandidatëve tjerë, por në pyetjen drejtuar amerikanëve, nëse do votonit Trumpin për president? – 62% e tyre shprehen negativisht. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat