Riparohet statuja e shenjtë në Bangkok

Bota

Riparohet statuja e shenjtë në Bangkok

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 08:21

Artistët në Bangkok kanë riparuar statujën e shenjtë, e cila është dëmtuar muajin e kaluar nga një sulm vdekjeprurës me bomba.

Statuja në faltoren Erawan ka katër fytyra të arit dhe simbolizon zotin hindu Brahma.

Ajo ka qenë e dëmtuar në së paku 12 vende.

Statuja po ashtu konsiderohet e shenjtë nga budistët tajlandezë dhe tërheq shumë vizitorë të huaj.

Zbulimi i saj është ndjekur nga besimtarët dhe ushtria tajlandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat