Ndalojnë trenat nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia drejt Budapestit

Bota

Ndalojnë trenat nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia drejt Budapestit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 22:19

Të gjithë trenat ndërkombëtarë nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia tashmë nuk mund të udhëtojnë deri në Budapest për shkak të numrit të madh të emigrantëve në stacionin kryesor hekurudhor në kryeqendrën hungareze.

Trenat në vend të kësaj udhëtimin e përfundojnë në qytetin kufitar hungarez Sob, thuhet në komunikatën e kompanive hekurudhore çeke dhe polake.

“Udhëtarët që janë të pakënaqur nga vendimi i këtillë mund t’i kthejnë biletat dhe t’i marrin paratë prapa”, sqaron kompania polake.

Rreth tre mijë emigrantë gjenden para stacionit hekurudhor Kaleti në Budapest me ditë. Kushtet atje po keqësohen edhe përkundër përpjekjeve të vullnetarëve për të shpërndarë ushqim, barna dhe mjete tjera të domosdoshme për emigrantët.

Më herët ot Ministria hungareze e Zhvillimit e miratoi sot vendimin e hekurudhave hungareze që t’i suspendojnë të gjitha linjat ndërkombëtare drejt Evropës Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat