Mbetjet e gjetura në Oqeanin Indian, të "Malaysia Airlines"

Bota

Mbetjet e gjetura në Oqeanin Indian, të "Malaysia Airlines"

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:21

Pjesa e krahut të avionit të gjetur në brigjet e ishullit Reunion në Oqeanin Indian është konfirmuar zyrtarisht si mbetje nga fluturimi i Malasya Airlines MH370. Lajmi bëhet i ditur nga një prokuror francez, transmeton “The Guardian”.

Mbetjet e avionit u zbuluan më 29 korrik nga autoritetet malazeze, të cilat thanë se ngjyra e bojës dhe rekordi i mirëmbajtjes provojnë se ato i përkasin avionit “Boeing 777”.

Një teknik nga “Airbus”, i cili e kishte prodhuar atë pjesë për avionin, e identifikoi atë përmes njërit prej tre numrave të gjetur në sipërfaqjen e mbetjeve.

Avioni me 239 pasagjerë në bord, u zhduk në mars të vitit të shkuar, gjatë fluturimit nga Kuala Lampur në Pekin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat