Donald Trump kundër Jeb Bush: Fol Anglisht

Bota

Donald Trump kundër Jeb Bush: Fol Anglisht

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:09

Gara në kampin republikan duket më e nxehtë dhe kjo për arsye edhe të kandidatit të tyre, multi miliarderin, Donald Trump, i cili ka bërë disa deklarata kundër emigrantëve meksikan dhe grave.

“Unë e dua Jeb. Ai është një mik i mirë,” u tha Trump konzervativëve të “Breitbart News”. “Ai duhet të jetë shembull e duhet të flasë anglisht nëse dëshiron të jetojë në SHBA.”

Republikani Jeb Bush, njëkohësisht vëllai i George W. Bush, flet shpesh gjatë kampanjave zgjedhore spanjollisht në republikat ku ka popullatë hispanike. Kjo ndodhi edhe të martën në Majami.

Ai flet rrjedhshëm spanjollisht se ka jetuar një kohë në Venecuelë dhe gruan e ka të lindur në Meksikë. Poashtu është konvertuar në katolik, si shumica e hispanikëve./ Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat