​Greqia kërkon 730 milionë euro nga BE për shkak të krizës së refugjatëve

Bota

​Greqia kërkon 730 milionë euro nga BE për shkak të krizës së refugjatëve

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:55

Greqia nga Bashkimi Evropian do të kërkojë 730 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës për pranimin e emigrantëve, të cilët përditë arrijnë në territorin e saj, kumtoi sot Qeveria në Athinë.

Qeveria kalimtare greke komunikoi se planifikon ndërtimin e qendrave të reja të pranimit dhe ndërmarrjen e hapave për përmirësimin e kushteve në qendrat ekzistuese për refugjatë.

“Shuma minimale që Greqisë i nevojitet është 400 milionë euro nga fondi për azil dhe 330 milionë nga fondi për të varfrit për ndërtimin urgjent të infrastrukturës”, deklaroi ministri i Ekonomisë Nikos Christodoulakis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat