Sulmet nga Boko Haram vrasin 5 persona

Bota

Sulmet nga Boko Haram vrasin 5 persona

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:36

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën pesë persona gjatë një sulmi në Borno të Nigerisë, deri sa u ndaluan nga forcat qeveritare, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet e sigurisë thanë se sulmet u bënë nga grupi terrorist, Boko Haram.

Boko Haram ka varë mijëra persona dhe është fajtor për zhvendosjen e 1.5 milion të tjerëve gjatë kryengritjes në gjatë vjetët e fundit.

Qëllimi i tyre është krijimi i një shteti islamik në Nigeri.

Ditë më parë, militantë të dyshuar të Boko Haram vranë të paktën 24 persona në dy fshatra të Nigerisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat