Ukraina arrston katër anëtarë të një organizate pro-ruse

Bota

Ukraina arrston katër anëtarë të një organizate pro-ruse

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:32

Ukraina thotë se ka arrestuar katër anëtarë të një "organizate joqeveritare pro-ruse" nën dyshime se kanë planifikuar sulmin nga disa apartamenteve në kryeqytetin Kiev.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha sot se katër burra po planifikonin të shpërthenin një ndërtesë në lagjen Obolon.

U tha se grupi kundërshtoi arrestimin dhe hodhi granata dore në drejtim të forcave speciale.

Një nga të dyshuarit u lëndua në këmbë, gjatë kohës që forcat e sigurisë po kundërpërgjigjeshim.

SBU tha se lideri i grupit planifikonte të shkonte në Krime pas sulmit, e cila u aneksua nga Rusia në muajin mars të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat