Rusia, veto ndaj kufizimit të së drejtës së vetos të pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së

Bota

Rusia, veto ndaj kufizimit të së drejtës së vetos të pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:04

Draft-rezolutën e ka propozuar Franca, po ashtu anëtare e përhershme e KS, ndërsa qëllimi ishte për të shfuqizuar të drejtën e vetos kur bëhet fjalë për parandalimin e krimeve masive dhe vuajtjeve në botë.


NEW YORK (AA) - Rusia ka shfrytëzuar mundësinë e vetos ndaj draft-rezolutës për kufizimin e të drejtës së vetos të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombëve të Bashkuara (OKB).

Draft-rezolutën e ka propozuar Franca, po ashtu anëtare e përhershme e KS, ndërsa qëllimi ishte për të shfuqizuar të drejtën e vetos kur bëhet fjalë për parandalimin e krimeve masive dhe vuajtjeve në botë.

Pikërisht këtë të drejtë vetoje e ka shfrytëzuar Rusia në mënyrë që ajo dhe katër shtete anëtare të ruajnë të drejtën ekskluzive që me votimin në këtë mënyrë të rrëzojnë propozimin e rezolutës për të gjitha çështjet.

Ambasadori rus në KS, Vitalij Churkin draft-rezolutën në fjalë e vlerësoi si "populiste" dhe porositi se Rusia qëndron kundër propozimeve të tilla.

Këshilli i Sigurimit numëron 15 anëtarë, nga të cilët pesë të përhershëm dhe dhjetë vende me status anëtarësh jo të përhershëm. Për miratimin e çfarë do rezolute nevojitet shumicë votash, duke përfshirë të gjitha anëtarët e përhershëm - SHBA, Rusinë, Francën, Britaninë të Madhe dhe Kinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat