Hungaria dorëzohet, lejon nisjen e trenit me refugjatë

Bota

Hungaria dorëzohet, lejon nisjen e trenit me refugjatë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:40

Treni me plot refugjatë është nisur sot nga Budapesti drejt kufirit me Austrinë.Zyrtarët hungarezë kanë thënë se në stacionin hekurudhor mbretëron situatë kaotike për shkak të porosive konfuze të Gjermanisë.

Nga hekurudhat kryesore ndërkombëtare është nisur treni në të cilën gjenden rreth 200 ose 300 refugjatë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Janosh Llazar ka thënë se sa i përket refugjatëve policia ka thënë se policia në përputhje me rregullat e Shengenit të Bashkimit Evropian dhe do të kryejnë të gjitha kontrollet në trenat që janë duke lëvizur në drejtim të kufirit perëndimor .

Llazar ka thënë se situata kaotike ka ndodhur për shkak të porosive kontroverse që Gjermania u dërgoi refugjatëve.

“Kjo pasi që Gjermania para disa ditëve ka dërguar porosi sirianëve se Gjermania është duke i pritur”< ka thënë Llazar.

Pak më herët shefi i policisë së Vjenës Gerhard Pirstl ka thënë se refugjatët që nga Budapesti shkojnë në Vjenë nuk do të kontrollohen e as regjistrohen dhe se do të lejohen që të vazhdojnë rrugën më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat