Bullgaria ndalon 125 migrantë

Bota

Bullgaria ndalon 125 migrantë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:58

Autoritetet bullgare kanë ndaluar 125 persona të huaj, në Sofje, për kalim ilegal në vend, pasi ata nuk kishin paraqitur kërkesë për qëndrim. Georgi Kosotov, sekretar i përgjithshëm në ministrinë e brendshme ka thënë se migrantët e ndaluar mbrëmë, do të merren në pyetje dhe do t’u ofrohet statusi i refugjatëve.

Me mijëra migrantë, shumica nga Siria, po mundohen të vijnë në Hungari, përmes Ballkanit, përkatësisht Greqisë dhe Bullgarisë, përmes fqinjëve të tyre, Maqedonisë dhe Serbisë.

Bullgaria ka dërguar trupa në pikat kufitare dhe ka marrë masa të reja për të ndaluar krizën e mgrantëve, ka deklaruar ministrja e brendshme bullgare, Rumyana Bachvarov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat