Xi shpall shkurtimin e ushtrisë

Bota

Xi shpall shkurtimin e ushtrisë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:33

Në fjalimin e tij në veprimtaritë përkujtimore me rastin 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste botërore, kryetari i Shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping e krahasoi luftën me një pasqyrë që i ndihmon njerëzit të njohin rëndësinë e paqes.

“Lufta është një pasqyrë që mund të ndihmojë njerëzit të njohin më mirë vlerën e paqes.Paqja dhe zhvillimi janë bërë temat kryesore të kohës së sotme, por bota ende nuk është në paqe. Ne duhet të nxjerrim mësime nga historia dhe të forcojmë vendosmërinë për ruajtjen e paqes,” tha presidenti Xi.

Xi vuri në dukje gjithashtu se Kina do të ndjekë gjithmonë rrugën e zhvillimit paqësor dhe theksoi se kombi kinez është një komb paqedashës. “Ne kinezët e duam paqen. Pavarësisht se sa e fortë mund të bëhet, Kina kurrë nuk do të kërk ojë hegjemoni dhe ekspansion. Ajo kurrë nuk do t’ia shkaktojë vuajtjet e saj të së shkuarës ndonjë kombi tjetër.”

“Vendet e botës duhet të ruajnë bashkërisht rendin dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet përkatëse, të formojnë aktivisht marrëdhëniet ndërkombëtare të tipit të ri me përfitime të ndërsjella dhe të nxisin bashkë paqen dhe zhvillimin e botës”, vuri në dukje presidenti kinez. Për këtë qëllim, Xi Jinping-u shpalli njëkohësisht se Kina do ta shkurtojë me 300 mijë numrin e forcave të veta ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat