Rusia kërkon rezolutë të re për armë kimike

Bota

Rusia kërkon rezolutë të re për armë kimike

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 07:38

Rusia ka kërkuar zgjatjen e masave të Kombeve të Bashkuara , për armët kimike në Siri me arsyetimin që të vazhdohet me hulumtimet rreth dyshimeve mbi përdorimin e armëve kimike, në Irak, nga miltitantët e Shtetit Islamik (IS),ka thënë ambasadori rus në OKB.

Vitali Churkin është shprehur se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë me qeverinë irakiane, rreth zgjatjes së këtyre masave, me qëllim të identifikimit të grupeve që kanë përdorur armë kimike në Siri.

Ka pasur raportime se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë përdorur gaz helmues gjatë sulmeve, muajin e kaluar kundër luftëtarëve kurdë, në Irak dhë në Sirinë veriore, përkatësisht në qytetin Marea, afër Alepos.

“ Kjo është shqetësuses sepse IS nuk njeh kufij” është shprehur ambasadori rus, Vitali Churkin. Ai ka shtuar se është mundshme miratimi i një rezolute të re në OKB, me qëllim të adresimit të përdorimit të armëve kimike në Irak.

Rusia, këtë muaj e ka rradhën e udhëheqjës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo ka ndikuar që Këshilli i Sigurimit të vonojë të hulumtojë për përdorim të armëve kimike, deri në momentin e vendimit për përfshirjen e Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat