Shokohet bota: Fëmijën sirian, të vdekur e sjellin valët në breg (Foto / Video)

Bota

Shokohet bota: Fëmijën sirian, të vdekur e sjellin valët në breg (Foto / Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:42

Fotografitë e fëmijës sirian të vdekur, të sjellur në birgje nga valët e detit, në krahët e një roje bregdetare, kanë shokuar botën.
Ndoshta, shkruan Daily Mail, ky fëmijë është rasti më i dhimbshëm nga të gjitha viktimat e tjera gjatë krizës së fundit me emigrantë, dhe pa dyshim se ai ka vdekur në përpjekjet e familjes së tij për t’i siguruar atij një jetë më të mirë.
Djaloshi i paidentifikuar ende, është vetëm njëri prej 2,500 emigrantëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në perëndim këtë vit, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore.
Fëmija, i cili me gjasë duhet të jetë dy ose tre vjeç, është gjetur në një plazh në brigjet e qytetit Bodrum të Turqisë.
Ndërkohë, presioni mbi kryeministrin britanik Daved Cameron është rritur së fundmi, për t’ia lehtësuar barrën qindra mijërave emigrantëve që shkelin tokat evropiane.
Yvete Cooper, i cili synon lidershipin e laburistëve, ka thënë se Britania duhet t’i pranojë dhe t’i rehabilitojë së paku 10,000 azil-kërkues.










Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat