​3 mijë refugjatë të dëshpëruar para stacionit në Budapest

Bota

​3 mijë refugjatë të dëshpëruar para stacionit në Budapest

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:25

Policia në Hungari ka bllokuar hyrjen në stacionin hekurudhor Kelet në Budapest për rreth 3 mijë refugjatë të cilën duan që me trena të udhëtojnë në vendet perëndimore.

Shumë nga ta kanë kaluar natën para hyrjes kryesore në stacionin hekurudhor të cilin e ruajnë policia.

Grupe qytetarësh ndihmojnë policinë të mbajnë rend transmeton AP, ndërkaq vullnetarë tentojnë që t’u sigurojnë refugjatëve ushqim, rroba dhe ndihmë mjekësore.

Komiteti i Helsinkit në Hungari ka paralajmëruar se situata është e tensionuar.

Refugjatët po kërkojnë që stacioni të jetë i hapur dhe që të mund të udhëtojnë për në Gjermani

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze Zoltan Kovaq ka thënë se Hungaria po tenton t’i respektojë ligjet e Bashkimit Evropian, në bazë të së cilit secili që dëshiron të udhëtojë në Evropë duhet të ketë dokumente udhëtimi dhe vizë Shengen.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria që duan të udhëtojnë në Austri dhe Gjermani pa dokumente.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat