Ushtarët rusë luftojnë përkrah Assadit në Siri

Bota

Ushtarët rusë luftojnë përkrah Assadit në Siri

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:05

Për të mbrojtur bazën e vetme dhe më të madhe ruse në Detin Mesdhe, Rusia përfshihet edhe vetë në luftën e Sirisë, ku armata e kësaj të fundit, ka humbur territore të vazhdueshme nga ekstremistët e ISIS dhe rebelët. Këtë e pohojnë shumë media në Lindjen e Mesme.

Sipas gazetës izraelite, Yediot Aharonot, mijëra ushtarë rusë kanë ateruar në aeroportin e Damaskus, për t’u ardhë në ndihmë ushtrisë siriane. Gjithashtu, sipas gazetës, priten që në ditët në vijim të vijnë edhe pajisje ushtarake ruse, si aeroplanë ushtarak, Mig-29 dhe YAK-130.

Mediat e Assadit e konfirmojnë lajmin

Ashtu si gazeta izraelite, edhe gazeta e regjimit sirian, Al-Watan, shkruante para një jave se shumë këshilltarë ushtarak rusë, ndodhen në Siri për t’i ardhë në ndihmë regjimit sirian. Gjithashtu gazeta siriane konfirmonte lajmin se së shpejti priten të zbarkojnë edhe ushtarë dhe pajisje ushtarake ruse.

Pavarësisht raportimeve të mediave, në rrjetet sociale shpesh kanë dalë video dhe foto, kryesisht të grupit Al-Nusra, që kanë parë tanke, kamionë dhe aeroplani të prodhimit më të fundit rus, duke konfirmuar zërat se edhe ushtarët e tyre janë në Siri. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat