Budapest: Migrantët protestojnë për të dytën ditë me radhë

Bota

Budapest: Migrantët protestojnë për të dytën ditë me radhë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:01

Qindra migrantë, që synojnë azil në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës perëndimore, kanë protestuar afër stacionit kryesor ndërkombëtar të Budapestit në Hungari, për të dytën ditë me radhë.

“Çka duam ne? Paqe! Çka na duhet ne? Paqe!”, kanë brohoritur sot qindra imigrantë jashtë stacionit të trenave, Keleti.

Më se 2 mijë migrantë kishin krijuar një kamp të improvizuar afër stacionit, pasi policia i kishte bllokuar qasjet në stacion, gjatë ditës së djeshme, me përjashtim të atyre që kanë pasur viza të rregullta.

“Në territorin e BE-së, migrantët ilegalë mund të udhëtojnë vetëm me dokumente të vlefshme dhe duke i respektuar rregullat e BE-së”, ka thënë një zëdhënës qeveritar i Hungarisë.

BE-ja po ballafaqohet me një fluks të paprecedent të migrantëve.

Vetëm në muajin gusht, në Hungari kanë hyrë 50 mijë imigrantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat