Një shtator më ndryshe për Amerikën

Bota

Një shtator më ndryshe për Amerikën

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 11:20

Jo vetëm ndezje të qirinjve dhe telegrame ngushëllimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Kosova çdo herë bënte më shumë. Përmes prodhimit të filmave të ndryshëm, shfaqjes së tyre përplot 5 netë rresht në festivalin “9/11 Dedication”, Kosova për njëmbëdhjetë vjet radhazi nderoi viktimat e 11 shatorit. Çdo vit prodhonte nga 7 deri në 12 filma, shtoja kësaj edhe ata që garonin nga vendet tjera fqinje. Por sivjet nuk do të ketë prodhim. Nuk do të ketë festival 5 netë radhazi. Viktimat e 11 shtatorit do të nderohen me një festival dy-ditor, pa karakter garues dhe me filma të vjetër që kanë qenë pjesëmarrës edicionet e kaluara. Krejt kjo, për shkak se 4 mijë euro të ndara nga Ministrisë së Kulturës për sivjet, nuk iu mjaftojnë organizatorëve.

Muaj më parë Ministria e Kulturës ndau shumat me të cilat i përkrahë festivalet në Kosovë, ku zvogëloi përkrahjen për festivalin 9/11, të cilit i ndau 4 mijë euro.

Organizatorët qenë në dilemë se a ta mbajnë sivjet edicionin e radhës, që është i dymbëdhjeti me radhë, apo jo.

U vendosë që të mbahet vetëm dy netë, të mos prodhohen filma, pasi që nuk kishin buxhet të mjaftueshëm, dhe kështu të shfaqën vetëm filmat e vjetër.

Zëdhënësja e festivalit, Getoarbë Mulliqi thotë për KosovaPress se vetëm më datat 10 dhe 11 shtator do të shënohet 9/11.

Sipas saj, me 4 mijë euro është e pamundur të mbulohen shpenzimet e festivalit, ashtu siç është mbajtë çdo vit.

“Festivali 9/11 pos prodhimit të filmave ka edhe këtë pjesën tjet ër ku edhe selekton filmat, selekton skenarë. Do të thotë janë tre juritë cilat e përbëjnë festivalin. Pastaj janë 5 netët e shfaqjes së filmave. Ne gjithmonë jemi përkujdesë që pas filmave të ketë edhe aftër party, pastaj janë billbordët, flajerët, gjithçka hyn në këtë kosto. Dhe, sivjet me 4 mijë euro ka qenë e pamundur që të arrihet e gjithë kjo”, thotë ajo.

Ajo shtoi se në këtë festival çdo vit kanë pas tetë skenaristë apo dhjetë, gjithashtu edhe aq regjisorë, dhe se çdoherë janë realizuar filma seriozë.

Mulliqi mendon se me mos-përkrahjen e festivaleve të tilla arti në Kosovë do të humb.

Madje, ajo thotë se kjo e jep edhe një imazh jo të mirë të kulturës kosovare tek ShBA-të.

“Besoj që kjo e jep një imazh tà « keq për kulturën në Kosovë tek SHBA-të, do të thotë dhuratën që çdo vit ia kemi bërë Amerikës, nderin, mënyrën se si ne i kemi nderuar ato viktima të terrorizmit, sivjet nuk do ta bëjmëmirëpo premtojmë që prej vitit të ardhshëm do t’i kompensojmë edhe këta filma të cilat nuk janë bërë sivjet dhe do të prodhojmë edhe më shumë”, thotë ajo.

9/11 ishte mundësi mjaftë e mirë edhe për studentë, pasi që ky festival i ndihmonte në bërjen e filmave. Artistët e rinjë kishin mundësinë të promovoheshin.

Festivali 9/11 Dedication njihet si një festival i veçantë. Kjo për shkak të numrit të madh të filmave që prodhonte dhe qëllimit pse organizohej çdo shator.

Këtë vit, 9/11 shënon edicionin e dymbëdhjetë. Nine Eleven Dedication organizohet çdo vit për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat