Së paku 11 refugjatë mbyten në Detin Egje

Bota

Së paku 11 refugjatë mbyten në Detin Egje

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:32

11 refugjatë, shumica sirianë, janë mbytur në përpjekjen e tyre për të tejkaluar me anije nga Bodrumi në ishullin Kos të Greqisë. Sipas gazetës turke, Hyrriyet, edhe tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Forcat e shpëtimit turke, janë duke i kërkuar personat e humbur dhe përpiqen të sjellin në kontroll situatën e rëndë.

Numri i refugjatëve, kryesisht sirianë, rritet dita-ditës dhe shumica e tyre përpiqen të arrijnë Europën përmes ishullit Kos në Greqi ose përmes korridorit Maqedoni-Serbi-Hungari, ku shpesh është krijuar një situatë tragjike në vendet e lartëpërmendura si pasojë e fluksit të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat