Irak: 12 ushtarë të vrarë nga sulmet e militantëve të IS-it

Bota

Irak: 12 ushtarë të vrarë nga sulmet e militantëve të IS-it

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 22:36

Nga dy sulme vetëvrasëse të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në provincën Anbar, sot janë vrarë 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut dhe anëtarë të grupeve aleate sunite.

Zyrtarët thanë se militantët e Shtetit Islamik së pari kanë sulmuar me predha kundër pozicioneve të ushtrisë dhe të grupeve sunite në qytetin Haditha, e pastaj janë ndërmarrë pesë sulme vetëvrasëses.

Sipas zyrtarëve, nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara janë shkatërruar 6 makina të militantëve të Shtetit Islamik dhe janë vrarë 13 pjesëtarë të këtij grupi ekstremist.

Pjesa më e madhe e provincës Anbar është nën kontrollin e militantëve të IS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat