​Gazetarja hulumtuese dënohet në Azerbajxhan

Bota

​Gazetarja hulumtuese dënohet në Azerbajxhan

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:43

Gjykata në Baku, kryeqytet i Azerbajxhanit, ka dënuar sot gazetaren hulumtuese Hadixha Ismailova me shtatë vjet e gjysmë burg.

Ajo është dënuar me akuzat për të cilat shumë organizata ndërkombëtare dhe shoqata të gazetarëve i konsiderojnë të rrejshme dhe të motivuara politikisht.

Organizata Projekti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ( OCCRP ) ka kërkuar lirimin e Ismailovës duke thënë se puna e tij është zbulimi i abuzimeve nga ana e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij do të vazhdojë .

Ismajlova është në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2014 kur është akuzuar për nxitje të vetëvrasjes së një kolegu të saj si dhe që ka këshilluar punëdhënësit që mos ta punësojnë.

Më vonë asaj i janë bashkangjitur edhe akuzat për përvetësim , evazion fiskal dhe shpërdorim të pushtetit .

Gazetari i cili fillimisht e kishte akuzuar për nxitje të vetëvrasjes më vonë ka pranuar se ka qenë i detyruar ta bëjë këtë duke tërhequr akuzën.

Për kë të gazetarja Ismajlova është liruar ndërsa për pikat tjera është shpallur fajtore.

Ismajlova punon për Radion Evropa e Lirë dhe OCCRP në Azerbajxhan duke qenë cak i kritikës shteti dhe mediat e afërta me regjimin që nga viti 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat