Merkel: Refugjatët duhet të shpërndahen në BE

Bota

Merkel: Refugjatët duhet të shpërndahen në BE

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:27

(E plotësuar) Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se refugjatët duhet të shpërndahen në Bashkimin Evropian sipas aftësive të shteteve anëtare për t’i pranuar ata.

“Për ata refugjatë që persekutohen ose ikin nga lufta, duhet të ketë shpërndarje të drejtë në Evropë, bazuar në fuqinë ekonomike, prodhimin dhe madhësinë e çdo vendi”, ka thënë Merkel në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy.

Merkel dhe Rajoy janë pajtuar se Komisioni Evropian duhet të bëjë më shumë për t ëndihmuar në zgjidhjen e krizës me migrantë.

“Pajtohemi se politika unanime për azil e BE-së duhet të respektohet dhe se vendet anëtare kanë përgjegjësi këtu, por ka edhe Komisioni i BE-së. Pajtohemi se Komisioni i BE-së duhet të përcaktojë vendet e sigurta të origjinës dhe se qendrat e regjistrimit duhet të ngrihen në Itali dhe Greqi, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të BE-së. Ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, duhet të kthehen në vendet e tyre”, ka thënë Merkel.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari.

Nga aty, shumica prej tyre vazhdojnë në vendet e Evropës perëndimore.

Merkel: Nuk jemi fajtorë për refugjatët në Hungari

Gjermania nuk është fajtore për valën e refugjatëve sirianë në Hugnari të cilët po tentojnë të hipin nëpër trenat që shkojnë në Gjermani ka thënë kancelaria gjermane Angela Merkel.

Qeveria hungareze ka thënë më herët se “marrëdhënia fleksibile” gjermane ndaj refugjatëve nxit migrimin.

Merkel ka thënë se sirianët kanë shansa të mëdha që të marrin azil, por kjo nuk duhet të jetë befasi dhe njëkohësisht kështu do të duhej të ishte edhe në të gjitha vendet tjera evropiane.

Mergel është takuar në Berlin me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe me këtë rast kanë ftuar Komisionin Evropian për të vepruar në çështjen e refugjatëve, raportojnë mediat gjermane.

Autoritetet hungareze sot në mëngjes kanë ndaluar të gjithë trenat që shkojnë për në Gjermani dhe Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat