Presidenti afgan do “luftë të shenjtë” kundër korrupsionit

Bota

Presidenti afgan do “luftë të shenjtë” kundër korrupsionit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:07

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka bërë thirrje për “luftë të shenjtë” kundër korrupsionit, i cili, sipas tij, është një “plagë kanceroze” që kërcënon mbijetesën e shtetit.

Duke iu adresuar një konference antikorrupsion në Kabul, Ghani ka thënë se klerikët fetarë duhet të inkurajojnë popullin që të marrë pjesë në luftë.

Ai po ashtu ka thënë se qeveria ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit, porse do të marrë kohë për ta çrrënjosur atë.

Ghani, i cili është në pushtet për gati një vit, ka thënë se ryshfeti, grabitja e tokave, prodhimi i paligjshëm i drogës dhe trafikimi janë probleme të mëdha.

Organizata Transparency International e radhit Afganistanin në mesin e vendeve më të korruptuara në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat