Ismayilova dënohet me 7.5 vjet burgim

Bota

Ismayilova dënohet me 7.5 vjet burgim

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:50

Gjykata në Baku ka dënuar gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, me shtatë vjet e gjysmë burgim.

Gjykata e ka shpallur atë fajtore për shpifje, evazion fiskal, aktivitete të paligjshme biznesore dhe shpërdorim të pushtetit.

Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila ka raportuar për korrupsionin në Qeverinë e Azerbajxhanit, thotë se akuzat kundër saj janë hakmarrje politike.

Gjykimi i Ismayilovës është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat