Shkon në 3 numri i viktimave në Kiev

Bota

Shkon në 3 numri i viktimave në Kiev

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:37

Edhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka vdekur nga predhat e një granate, gjatë dhunës së djeshme para Parlamentit në Kiev.

Oleksandr Kostina, 21 vjeç, ka vdekur sot në një spital të Kievit.

Po sot, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka konfrimuar se një pjesëtar i dytë i forcës së sigurisë, Dmitry Slastikov, ka vdekur.

Më 31 gusht, ndërkaq, Ihor Debryn ka vdekur jashtë ndërtesës së parlamentit, pasi është goditur nga një copë e granatës.

Nga dhuna janë plagosur edhe mbi 120 persona të tjerë.

Përleshjet midis protestuesve dhe policisë në Kiev kanë shpërthyer pasi deputetët u kanë dhënë mbështetjen fillestare reformave për autonomi më të madhe të pjesës lindore të vendit.

Dhuna është dënuar nga fuqitë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat