Papa Françesku: Sot Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Ambientin

Bota

Papa Françesku: Sot Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Ambientin

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:00

1 shtatori është shpallur nga Papa Françesku si Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Ambientin. Kjo ditë botërore lutjeje për kujdesin e krijimit u themelua nga Papa Françesku më 6 gushtin e kaluar, dhe do të kremtohet sot për herë të parë.

Në orën 17:00, në Bazilikën e Vatikanit, Ati i Shenjtë do të kryesojë Liturgjinë e Fjalës.

Me Letrën e fillimit të gushtit drejtuar kardinalëve Turkson e Koch, përkatësisht kryetarë të Këshillave Papnorë të Drejtësisë e Paqes dhe të Bashkimit të të Krishterëve, Papa themeloi Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin e Krijimit, pikërisht në të njëjtën ditë kur kremtohet edhe nga Kisha Ortodokse.

“Sot, vëren Papa, sundojnë zhvillimet e një ekonomie e të një finance, në të cilat mungon etika, sepse nuk komandon më njeriu, por paraja. Jeta njerëzore, njeriu, nuk shikohen më si vlera të dorës së parë, që duhen respektuar e mbrojtur, posaçërisht nëse njerëzit janë të varfër a të gjymtë, nëse nuk vijojnë t’i shërbejnë parasë, nëse janë ende në ag a në perëndim të jetës”.

Ai i fton të gjithë ta marrin shumë seriozisht angazhimin për ta respektuar Gjithësinë, duke punuar për kulturën e solidaritetit e të takimit.

Lutja e parë dhe më e thjeshtë që mund të bëhet për ambientin është respektimi i tij. Kur nuk respekton, ambientin, natyrën, ekologjinë, ato, herët a vonë, rebelohen ndaj teje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat