Obama: Koha të mbrojmë planetin

Bota

Obama: Koha të mbrojmë planetin

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të pajtohen për reduktimin e emetimeve të karbonit.

Duke folur në Alaskë, Obama ka thënë se vendet, përfshirë edhe të tijin, nuk janë duke bërë mjaftueshëm për të ndaluar ngrohjen globale.

Fuqitë botërore pritet të takohen në Paris në muajin dhjetor, për të diskutuar këtë çështje.

Obama ka thënë se është koha tani “që të mbrojmë planetin tonë”.

Bisedimet në Paris do të kërkojnë marrëveshje për të kufizuar rritjen e temperaturave globale deri në 2 gradë Celsius.

Megjithatë, ka paralajmërime se qëllimi ka pak gjasa të arrihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat