Shkatërrohet tempulli kryesor i Palmirës

Bota

Shkatërrohet tempulli kryesor i Palmirës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:26

Një imazh satelitor ka konfirmuar se tempulli kryesor në qytetin antik të Sirisë, Palmira, është shkatërruar.

Agjencia e programeve stalitore e Kombeve të Bashkuara, Unosat, ka konfirmuar në Twitter shkatërrimin e Tempullit Bel, i vjetër 2,000 vjet.

Më herët ka pasur raporte për një shpërthim të fuqishëm atje.

Qyteti Palmira, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik (IS) qysh në muajin maj.

Javën e kaluar është konfirmuar se një tjetër lokacion në Palmira, Tempulli Baalshamin, është hedhur në erë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat