Përplasje tragjike me Porsche, humb jetën biznesmeni i ndërtimeve (Video)

Bota

Përplasje tragjike me Porsche, humb jetën biznesmeni i ndërtimeve (Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 16:00

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen djeshme rreth orës 23:20 minuta dhe në këtë ka humbur jetën një ndërtues i njohur.

Bëhet fjalë për Klaudio Salinin, i cili ka humbur jetën gjatë aksidentit të ndodhur në rrugën “Kristofor Kolombo”, në Romë.

Ai ishte duke drejtuar makinën e tij Porsche 911 me ngjyrë të zezë kur është përplasur me një pemë. Ndërtuesi është dërgua me urgjencë në spital, ku nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat