​Kinë, arrestohen 197 veta për përhapje të thashethemeve

Bota

​Kinë, arrestohen 197 veta për përhapje të thashethemeve

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:14

Autoritetet kineze kanë arrestuar 197 persona për përhapjen e thashethemeve përmes internetit lidhur me rënien e paradokohshme të indeksit të bursave kryesore kineze dhe shpërthimin në depon e lëndëve toksike në portin Tianjin.

Ndër të arrestuarit ka gazetarë dhe përfaqësues të bursës.

Një nga thashethemet ka qenë se një burrë ka vrarë veten në Pekin për shkak të rënies së bursës, si dhe se në shpërthimin në Tianjin kanë vdekur madje 1.300 njerëz, kurse numri i viktima ka qenë rreth 150.

Gazetari i arrestuar Vang Sijaolu është paditur për përhapjen e informatave të rrejshme për rënien e indeksit të bursave kineze.

Para dy viteve autoritetet kineze krijuan mundësinë e dënimit me burg deri 3 vjet për përhapjen e thashethemeve. Dënimi është paraparë për dezinformatë të publikuar në internet, e cila duhet të jetë shpërndarë 500 herë ose lexuar 5.000 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat