Mbytet anija me emigrantë në Libi, 37 viktima

Bota

Mbytet anija me emigrantë në Libi, 37 viktima

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:52

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në brigjet lindore të Libisë, pasi anija me të cilën udhëtonin është mbytur, njoftuan autoritetet lokale në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ajo çfarë dimë deri tani është se 37 trupa emigrantësh të paligjshëm u mbytën në zonën Khoms, në lindje të Tripolit”, ka thënë Mohamad al-Misrati, zëdhënësi i Hënës së Kuqe në Tripoli.

Nuk ka të dhëna të tjera për këtë ngjarje. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende sa emigrantë ndodheshin në anije, por dyshohet se ka ende trupa të tjerë të zhdukur pas fundosjes së anijes.

Ky incident ndodhi pas tragjedisë së disa ditëve më parë ku një anije me emigrantë në përpjekje për të kaluar nga Libia për në Itali u mbyt, duke vrarë 200 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat