Talibanët pranuan fshehjen e vdekjes së liderit të tyre

Bota

Talibanët pranuan fshehjen e vdekjes së liderit të tyre

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:13

Talibanët sot kanë pranuar se e kanë fshehur vdekjen e liderit të tyre, Mullah Mohammad Omar, për më tepër se dy vjet, duke konfirmuar se ai kishte vdekur në vitin 2013, ashtu siç fillimisht ishte pretenduar nga inteligjenca e Afganistanit.

Ky grup militant kishte vazhduar me paraqitjen e deklaratave në emër të Mullah Omarit, i cili nuk është parë publikisht prej se talibanët janë përmbysur nga pushteti në Kabul në vitin 2001.

Në deklaratën e sotme të talibanëve theksohet se ai kishte vdekur më 23 prill të vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat