Zeman: Refugjatët mund të sjellin sëmundje, terrorizëm dhe geto

Bota

Zeman: Refugjatët mund të sjellin sëmundje, terrorizëm dhe geto

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:47

Pranimi i refugjatëve nga Lindja e Afërme dhe nga Afrika Veriore në territorin e Republikës Çeke bart me vete tri rreziqe të mëdha – përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, terrorizmin e Shtetit Islamik dhe krijimi e getove të reja, deklaroi presidenti çek Milosh Zeman.

Ai ka tërhequr vërejtjen se me refugjatët në Çeki mund të hyjnë qel;i të ISIS-it, agjentët e tyre të cilët më vonë do të mund të aktivizoheshin dhe të kryejnë sulme si ato në Paris, Londër apo Madrid.

Zeman ka thënë se numri më i madh i refugjatëve janë “emigrantë ekonomikë”,e jo të tillë që ikin nga lufta, duke vlerësuar se ata në Çeki nuk dëshirojnë të punojnë, ndërsa në vend do të fusin sëmundje ngjitëse dhe do të krijojnë geto.

“Ata për shkak të dallimeve kulturore nuk do të mund të përshtaten”, ka thënë Zeman.

Presidenti çek ka thënë se kur të ndërpresë Gjermania pranimin e emigrantëve atëherë ata do të mbeten në Çeki, e cila do të detyrohet që vetë t’i mbrojë kufijtë, duke angazhuar edhe ushtrinë krahas policisë, nëse tregohet se mbrojtja evropiane nuk funksionon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat