Kriza e emigrantëve: BE-ja thërret takim të jashtëzakonshëm

Bota

Kriza e emigrantëve: BE-ja thërret takim të jashtëzakonshëm

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:04

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për bisedime urgjente lidhur me luftimin e përshkallëzimit të krizës së emigrantëve.

Luksemburgu, i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian ka bërë me dije se ministrat e brendshëm nga të gjitha 28 shtetet anëtare do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme më 14 shtator, duke thënë se “kriza ka arritur përmasa të papara”.

Ajo pason një javë pas mbytjes së një numri të emigrantëve në ujërat e Mesdheut si dhe vdekjes së 71 të tjerëve në një kamion në Austri.

Një numër rekord prej 107mijë e 500 emigrantëve ka arritur në kufijtë e BE-së gjatë muajit të kaluar, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat