Fabius: Sjellja kundrejt migrantëve e disa vendeve në lindje të Evropës është skandaloze

Bota

Fabius: Sjellja kundrejt migrantëve e disa vendeve në lindje të Evropës është skandaloze

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:41

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, i gjykoi sot si skandaloze sjelljet e disa vendeve në lindje të Evropës përballë krizës së refugjatëve, duke filluar nga Hungaria.

“Kur shoh disa vende të Evropës që nuk pranojnë migrantët, e konsideroj këtë skandaloze”, deklaroi ai për mediat Europe 1, RTL dhe Le Monde.

Komisioni Evropian shpreson t’i shpërndajë kërkuesit për azil në të gjith vendet evropiane për të lehtësuar vendet si Italia dhe Greqia. Kjo shpërndarje në bazë të vullnetarizmit goditet nga mungesa e vullnetit të disa vendeve si Hungaria, Austria, Sllovakia dhe Sllovenia.

“Gjermania dhe Franca kanë një sjellje shumë të guximshme, por duhet që e gjithë Evropa të marrë përgjegjësitë e saj”, vlerësoi Laurent Fabius.

Sipas Fabiusit “Hungaria duhet të çmontojë murin me tela me gjemba që ka ngritur dhe se BE-ja duhet të zhvillojë një bisedim serioz dhe të rreptë me krerët hungarezë”.

Hungaria, vend tranziti për migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, ka ngritur me nxitim një “perde” me tela me gjemba në 175 kilometra kufij me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat