SHBA: Obama e ka ftuar kryeministrin pakistanez për vizitë

Bota

SHBA: Obama e ka ftuar kryeministrin pakistanez për vizitë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:50

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka ftuar kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif, për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë në muajin tetor, ka njoftuar këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice, në rrjetin Twitter.

Ajo ka shkruar se thirrjen ia kishte “përcjellur” zotit Sharif gjatë takimit në Islamabad.

Raportohet se gjatë këtij takimi ishte diskutuar për përpjekjet për ripërtritjen e bisedimeve ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe talibanëve.

Bisedimet ishin pezulluar pasi në muajin korrik ishte shpallur se lideri taliban, Mohammad Omar, kishte vdekur.

Në një kumtesë të ushtrisë së Pakistanit theksohet se Sharif dhe Rice “e kanë njohur nevojën e vazhdueshme për koordinim të ngushtë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat