Liban: Mijëra vetë protesuan kundër liderëve politikë

Bota

Liban: Mijëra vetë protesuan kundër liderëve politikë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:13

Mijëra vetë kanë dalur në rrugët e kryeqytetit Bejrut në Liban, për të protestuar kundër ryshfetit në klasën politike dhe dështimit të institucioneve shtetërore për të organizuar shërbimet themelore.

Në demonstratën e mbrëmshme në sheshin kryesor të Bejrutit, janë bartur flamuj libanezë dhe fanela me mbishkrimin “ju vjen era”.

Rreth instucioneve qeveritare ishin vendosur barriera, pasi në një protestë të ngjashme, funjavën e kaluar, ishte shndërruar në dhunë.

Mbeturinat janë shpërndarë në rrugët e qytetit prej se vendi kryesor i mbledhjes së bërllokut është mbyllur më herët këtë verë.

Dështimi i qeverisë për ta zgjidhë këtë krizë ka çuar në fushatën “ju vjen era”, me ç’rast është kërkuar edhe dorëheqje e zyrtarëve të nivelit të lartë.

Grupi kryesor që i organizon demonstratat i ka dhënë qeverisë ultimatum prej 72 orësh për të dhënë përgjigjje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat