Aksident tragjik në Afrikë, 38 vajza humbin jetën

Bota

Aksident tragjik në Afrikë, 38 vajza humbin jetën

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:07

Një aksident tragjik ka ndodhur në Swizland të Afrikës së jugut, ku 38 vajza kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjera janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mbabane, ku autobusi me të cilin udhëtonin vajzat është përplasur me një makinë.

Vajzat ishin nisur drejt pallatit mbretëror në një konkurs bukurie, ku do të përzgjidhej dhe mbretëresha e re, e cila do të martohej me mbretin Mswati III.

Aksidenti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa e shtuna është shpallur ditë zie në Swizeland, pas urdhrit të Mbretit Mswati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat