​Suedi – Ekstremi i djathtë kërkon referendum mbi imigracionin

Bota

​Suedi – Ekstremi i djathtë kërkon referendum mbi imigracionin

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:42

Partia e Demokratëve të Suedisë (ekstrem i djathtë), që del për herë të parë në krye të sodnazheve, kërkoi organizimin e një referendumi mbi politikat e favorshme ndaj imigracionit në vend.

“Është koha që në Suedi të kemi një referendum mbi politikën tonë të imigracionit”, deklaroi kryetari i këtij formacioni politik, Jimmie Akesson, në një fjalim para përkrahësve.

Megjithatë mundësitë e saj për të realizuar një referendum të tillë janë të vogla pasi parlamenti duhet të shprehet për mbajtjen e tij, dhe vetëm gjashtë të tillë janë organizuar që prej vitit 1922.

Suedia priti 80 mijë refugjatë vitin e kaluar, duke dalë në krye të vendeve të BE-së në raport me popullsinë e saj, që është 9,7 milionë banorë.

Me sistemin e saj social shumë bujar, reputacionin e tolerancës dhe të një ekonomie të shëndetshme, Suedia është një nga destinacionet e privilegjuara të migrantëve që i largohen konflikteve, diktaturave apo varfërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat